Kosova ndër vendet që paguan më së shumti për Medalje Olimpike

Kosova është pjesë e 10-të shteteve që paguan më së shumti sportistët që fitojnë medalje në Lojërat Olimpike.
Sipas studimit të revistës së famshme botërore, Forbes, Kosova ndodhet në vendin e dhjetë për sa i përket shpërblimeve për medaljen e artë olimpike.
Pjesëmarrësit e Kosovës marrin 110 mijë euro nëse e marrin vendin e parë në Lojëra Olimpike, duke lënë pas shtete si Amerika dhe Gjermania.
100 mijë euro ndahen nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, ndërsa 10 mijë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në Kosovë sportistët mund të marrin edhe shpërblime shtesë nëse thyejnë një rekord në lojërat Olimpike.

“Kosova është një nga shtetet më të reja në Lojërat Olimpike dhe ka garuar vetëm dy herë në Lojërat Olimpike,” ka shkruar Forbes.
Këtë listë e kryeson Hong Kongu, që paguan mbi 300 mijë euro, i ndjekur nga Turqia, Malajzia dhe Itali.
Derisa në fund të listës janë disa shtete si Austria, Gjermania, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kosovë sportistët mund të marrin edhe shpërblime shtesë nëse thyejnë një rekord në lojërat Olimpike