Kulturë

Kosova kërkon kthimin e artefaktit mijëvjeçar që po mbahet ilegalisht në Serbi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po vazhdon kërkimin e artefakteve të vendit, që po mbahen ilegalisht në Serbi.

Në mesin e shumë artefakteve, së fundmi MKRS, ka kërkuar kthimin e artefaktit nga balta i periudhës V-IV, para Krishtit, e që u zbulua në Mitrovicë.

“Kjo figurinë zoomorfe (kafshë) e punuar nga balta, i përket periudhës së neolitit të vonë (mijëvjeçari V – IV para Krishtit) dhe është zbuluar në Fafos – Mitrovicë, Republika e Kosovës”, thuhet në postimin e MKRS, në rrjetin social Twitter.

Artefaktet e Kosovës, u morën nga Serbia për një ekspozitë të përkohshme në Beograd në vitin 1999, e që sipas marrëveshjes së Muzeut Kombëtar të Kosovës e atij të Beogradit, artefaktet duhet të ktheheshin.

Lexo edhe:
Kosova i kërkon Serbisë t’ia kthejë unazën që i takon periudhës romake

Janë pothuajse 1247 artefakte që po mbahen në muzeun e Beogradit, e që Kosova vazhdimisht kërkon kthimin e tyre.

Lexo edhe:
Me ekspozita e shkresa Kosova do vazhdojë kërkimin e 1247 artefakteve që u morën nga Serbia

Nga këto 1247 artefakte, është kthyer vetëm një, ai i Hyjneshës në Fron, e që është i ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Lexo edhe:
Çeku: Serbia po i shkel marrëveshjet, 1247 artefakte nga Kosova mbahen ilegalisht në Beograd

/Shqip.com