Kulturë

Kosova i kërkon Serbisë t’ia kthejë unazën që i takon periudhës romake

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po vazhdon të kërkojë artefaktet e marra nga Serbia.

Janë pothuajse 1247 artefakte të Kosovës, që ndodhen në Muzeun e Beogradit.

Përmes një postimi në Tëitter MKRS, ka kërkuar kthimin e një prej unazave më të vjetra të përiudhës romake e që ëshë gjetur në Kosovë.

Unaza e artë e martesës me gurë, e cila tregon bashkimin e duarve të djathta (dextrarum iunctio), nënkupton një marrëveshje, por gjithashtu simbolizon besnikërinë dhe miqësinë. Është gjetur në lokacionin e periudhës romake në Vindenis, Gllamnik, Republika e Kosovës”, thuhet në postim.

Artefaktet e Kosovës, u morën nga Serbia për një ekspozitë të përkohshme në Beograd në vitin 1999, e që sipas marrëveshjes së Muzeut Kombëtar të Kosovës e atij të Beogradit, artefaktet duhet të ktheheshin.

Kosova në mënyra të ndryshme ka kërkuar kthimin e tyre në Kosovë por ende nuk kanë marrë përgjigje.

Kujtojmë që i vetmi eksponat i kthyer nga muzeu i Beogradit, është ai i Hyjneshës në Fron./Shqip.com