Kulturë

Çeku: Serbia po i shkel marrëveshjet, 1247 artefakte nga Kosova mbahen ilegalisht në Beograd

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se Serbia po shkel haptazi marrëveshjet për rikthimin e artefakteve në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Çeku tha se Serbia po shkel haptazi marrëveshjen origjinale të viteve 1998/99 të nënshkruar ndërmjet institucioneve përkatëse.

“Konventa e vitit 1970 e UNESCO-s për kthimin e pasurisë kulturore në vendin e origjinës dhe dokumenti i Ahtisaarit që përcakton një afat kohor për kthimin e koleksionit”, ka shkruar Çeku.

Lexo edhe:
Me ekspozita e shkresa Kosova do vazhdojë kërkimin e 1247 artefakteve që u morën nga Serbia

Kosovës, ju morën 1247 artefakte nga Serbia, gjatë viteve 1998/99, për një ekspozitë të përkohshme në Beograd, por që nuk janë kthyer ende.

“Pothuajse 24 vjet më pas, koleksioni ende mbahet padrejtësisht dhe ilegalisht në muzetë e Beogradit. Sipas marrëveshjes origjinale (Libri i Kthimit), artefaktet janë marrë për ekspozim të përkohshëm, por ende nuk janë kthyer aty ku i takojnë, Muzeut Kombëtar të Kosovës”, shkruan Çeku.

Kujtojmë që nga 1247 artefakte në Kosovë është kthyer vetëm Hyjnesha në fron.

Ndërkaq, këtë vit për nder të Ditës së Muzeut, MKRS, ka realizuar nje ekspozitë me artefaktet e Kosovës që ndodhen në Serbi, duke kërkuar rikthimin e tyre dhe repsketimin e marrëveshjes./Shqip.com

Lexo edhe:
Muzeu i Kosovës përmban artefakte pothuajse të të gjitha komuniteteve

/Shqip.com