Kulturë

Kopshti ukrainas do të ndërtohet në Liverpool

Marrë nga BBC

Një kopsht paqeje ukrainas për t’u dhënë refugjatëve “një ndjenjë të shtëpisë” po krijohet në Liverpool.

Kopshti, i cili përmban bimë të origjinës në Ukrainë, po ndërtohet ndërsa qyteti po përgatitet për organizimin e Eurovisionit.

Qyteti po organizon konkursin në emër të Ukrainës më 13 maj.

Projektuesi i kopshtit Peter Lloyd shpreson se “pamjet dhe aromat” e kopshtit ukrainas do të ndihmonin për të ofruar rehati për njerëzit.

“Shpresoj që kopshti të sjellë një pjesë të vogël të Ukrainës në Liverpool që të gjithë ta vlerësojnë”, tha ai.

“Të jesh në një hapësirë ​​të jashtme të rrethuar nga bimë është e rëndësishme për mirëqenien fizike dhe mendore të të gjithëve. Shpresoj që kopshti t’u japë pak rehati ukrainasve gjatë kësaj kohe të vështirë dhe mund të jetë një shpresë se ka ditë më të mira përpara”, tha tutje ai.

Kopshti, i vendosur në Baltic Green në zonën e Trekëndëshit Baltik të qytetit, përmban gjithashtu dy tavolina shahu prej betoni dhe zona për të psuhuar.

Lloyd, i cili krijoi kopshtin ndijor në spitalin e neurologjisë Walton Center në Liverpool, tha se kishte punuar me komunitetin ukrainas të Liverpool-it për të siguruar që hapësira të ishte autentike për Ukrainën.

/Shqip.com