Lajme

Konsulli në New York e akuzoi se e shkarkoi në mënyrë antiligjore, kështu i përgjigjet Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gëvalla

“Kemi premtuar meritokracinë dhe profesionalizmin si kriter të vetëm për punësim në institucionet e Republikës”.

Kështu është përgjigjur ministrja e Punëve të  Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz pas shkarkimit të konsullit të Kosovës në Neë York, Lulzim Krasniqi dhe deklaratës së tij që u shkarkua vetëm për shkak se kishte flamurin e UÇK-së në zyrë.

“Kemi premtuar meritokracinë dhe profesionalizmin si kriter të vetëm për punësim në institucionet e Republikës. Asgjë më shumë e asgjë më pak nuk është duke ndodhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për këtë flet edhe konfirmimi i vendimeve tona nga ana e instancave të ankimimit”, shkruan ajo.

Ajo tha se këto punësime ilegale të bëra në të kaluarën janë shfuqizuar.

“Prandaj, punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar. Nëse ndërkohë do të konstatohen të tjera, të cilat ende nuk kanë dalë në pah, edhe ato do të shfuqizohen. Nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion apo kërcënim që e ndal reformën e domosdoshme institucionale”, shtoi ajo.

Lexo edhe:
Konsulli i shkarkuar nga Gërvalla: Vendim i bazuar në urrejtje, më është kërkuar heqja e flamurit të UÇK-së nga zyra

Ndryshe, Krasniqi vendimin e Gërvallës e quan të bazuar në urrejtje dhe paranoja.

“Diçka për ministren Gërvalla! Vendimi juaj për heqjen time nga Shërbimi i Jashtëm bazohet në urrejtje dhe në paranoja”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Krasniqi ka thënë se me largimin e tij mund të largohet edhe flamuri i UÇK-së por ai është themeli i Kosovës./SHQIP.com