Lajme

Konsullata e Kosovës në Turqi tregon numrin emergjent për shtetasit e saj atje

Flamuri i Turqise

Konsullata e Kosovës në Stamboll ka lutur shtetasit e saj të cilët gjinden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme në Turqi.

Numri kontaktues në rast nevojë është ky: +90 531 1056391

Kjo konsullatë ka shprehur ngushëllime për viktimat e shpërthimit në Stamboll si dhe iu ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

Ndërsa, ata njoftojnë se viktimat atje ende nuk janë identifikuar por, përfaqësuesit diplomatik janë në komunikim me autoritetet turke lidhur me zhvillimet e fundit.

“Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll shpreh ngushëllime për viktimat e shpërthimit në Stamboll, ndërsa të lënduarve u uron shërim të shpejtë!. Viktimat dhe të lënduarit ende nuk janë identifikuar. Përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke lidhur me zhvillimet e fundit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është e pikëlluar nga lajmi për shpërthimin e ditës së sotme në Stamboll.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se me trishtim ka marrë lajmin për vdekjen e disa personave dhe plagosjen e të tjerëve pas shpërthimit të sotshëm në Stamboll.

Gjashtë të vdekur dhe 53 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll – SHQIP.com

Së paku gjashtë persona kanë vdekur dhe 53 janë plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në qendër të Stambollit në Turqi.

Siç raporton BBC, Shpërthimi ndodhi në një rrugë tregtare në zonën e sheshit Taksim, tha guvernatori i qytetit turk Ali Yerlikaya.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili duket se është kapur në videot në rrjetet sociale. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët e krimit do të ndëshkohen.

/Shqip.com