Lajme Botë

Gjashtë të vdekur dhe 53 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll

Së paku gjashtë persona kanë vdekur dhe 53 janë plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në qendër të Stambollit në Turqi.

Siç raporton BBC, Shpërthimi ndodhi në një rrugë tregtare në zonën e sheshit Taksim, tha guvernatori i qytetit turk Ali Yerlikaya.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili duket se është kapur në videot në rrjetet sociale.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët e krimit do të ndëshkohen.

Korrespondentja e BBC Orla Guerin, e cila është në zonë, tha se kishte një prani të rëndë policore rreth rrugës Istiklal, e cila ishte rrethuar. Helikopterët po vërtiteshin sipër, ndërsa ambulancat shkonin e vinin.

Shpërthim i madh në Stamboll, dyshohet për të vdekur dhe të plagosur – SHQIP.com

Dëshmitar okular, Tariq Keblaoui, tha se disa njerëz u panë të shtrirë në tokë pas shpërthimit.

Keblaoui tha se ishte në një dyqan në rrugën Istiklal kur shpërthimi ndodhi rreth 10 metra përpara tij.

Nuk ishte e qartë shkalla e plagëve të atyre që pa, por disa njerëz po gjakosnin nga këmbët dhe krahët e tyre, tha ai.

Rruga  zakonisht e mbushur me blerës ishte shënjestruar nga një kamikaz në vitin 2016.

/Shqip.com