Rozë

Konkorrenti i ‘Për’puthen’ rrëfen se ka fjetur me gra të moshës 30-45 vjeçare për para

Perputhen

Fjori dhe Aldisi kanë zhvilluar takimin e tyre të javës.

Ky i fundit ka treguar që ka punuar në të kaluarën zhigolo, por që tashmë ka hequr dorë.

“Ka ndodhur për një vit, një vit e gjysme. Nisi si lojë. Merrja 80 euro në ora. Ka pasur raste kur kam marrë 1.000 euro për dy ditë. Gratë kanë qenë të moshave nga 30 deri në 45 vjeçe. Ka ndodhur para një viti”.

Ai tha se prindërit e tij pasi e kanë kuptuar nuk e kanë pritur aspak mirë.

“Nuk reaguan mirë, e mësuan pas një viti, kur ishte nga fundi. U thashë që do heq dorë”.
Tani ai thekson se ajo eksperience i përket te shkuarës dhe ndodhet ne “Perputhen” për te gjetur partneren e tij ideale.

Për të kaluarën e tij, Fjori u shpreh që nuk i intereson dhe do ta njoh edhe më tepër.

Në anën tjetër ishte Ana ajo që tha se një gjë e tillë i pengon./SHQIP.com