Lajme

Konjufca nderon ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar që humbën jetën në Kosovë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka nderuar ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar të cilët humbën jetën në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit, Konjufca bëri homazhe dhe vendosi lule tek memoriali kushtuar këtyre ushtarëve.

“Kryetari Glauk Konjufca nderoi ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar që humbën jetën në Kosovë. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule te memoriali kushtuar ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Përvec Konjufcës, në këtë ceremno moren pjesë edhe ambasadori i Nicholas Abbot si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet shtetrore.

“Në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, krahas kryetarit Glauk Konjufca dhe ambasadorit Nicholas Abbott, morën pjesë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore, drejtues të FSK-së, KFOR-it e të misioneve të tjera në Kosovë”.

Kujtojmë se në kuadër të forcave paqruajtëse të NATO-s gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë humbur jetën shumë ushtarë të huaj.

/Shqip.com