Kulturë

Konica, shkrimtari që i kushtoj jetën lëvizjes kombëtare shqiptare

Faik Konica, është shkrimtari i cili tërë veprimtarinë e tij ja kushtoj lëvizjes kombëtare shqiptare.

Pasi botoi broshurën “Shqipëria dhe turqit” në Paris, ai vendoset në Bruksel, ku nxjerr revistën “Albania”, revistë kjo e  cila u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes shqiptare, për shkak të përmbajtjes politiko-kulturore.

E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, u diskutua për vite me radhë programi i lëvizjes kombëtare shqiptare, historia dhe kultura e popullit shqiptar

Faik Konica, mbetet një nga personalitetet më me zë të letërsisë shqiptare, ishte prozator, poet dhe kritik letrar, i cili kishte hyrë në historinë e kulturës kombëtare si shkrimtar me vlera të shquara ideo-artistike.

Konica, vdiq në Uashington, pasi kishte pësuar hemorragji cerebrale.

Poezi nga Faik Konica

Vajtim për robëri të shqiptarëve

O të humbur shqipëtarë,

Seç qenkeni për të qarë!

Për të qar’ e për të sharë,

Për të shar’ e për të vrarë!

Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,

Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë

Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë s’ju lanë,

Ju punoni, ata hanë!

Nuk ju lan’ as pakë nderë

Q’e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s’kini

Unji kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtë;

Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shërbëtorë t’Anadollit,

Kleçk e lodra të Stambollit.

Në mos u shove fare,

Ndizu, zemra shqipëtare!

O shqipëtarë barkzbrazur,

Fustançjerr’ e këmbëzbathur

Zemërohuni një herë,

Mprehni kordhët për të prerë,

Mprehni kordh’ e mprehni pallë

Të ju ndritin yj mi ballë,

Ti frikësoni zuzarët

Ç’i shuan shqipëtarët,

E në vend tuaj të rroni

Si të doni e si të thoni!