Lajme

Konfiskohen 6 aparate të lojërave të fatit, në Gjakovë, arrestohet një person

Ilustrim.

Policia e Kosovës ka arritur që të konfiskojë gjashtë aparate të lojërave të fatit në Komunën e Gjakovës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Komunën e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

‘’Sot me date  16.04.2022 rreth orës 18:00 ne Rr.“Izet Hima”-Gjakovë, zyrtarët policor të stacionit policorë Gjakovë përmes rrugëve operative kanë pranuar informatën se në lokacionin si më lartë janë duke u zhvilluar lojëra të fatit’’ ka thënë Xhurkaj.

Po ashtu është bërë e ditur se në konsultim me Prokurorin e Shtetit është bërë bastisja dhe kontrolli në lokalin ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojërat e fatit dhe gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur gjashtë aparat APEX të cilat janë konfiskuar.

Lidhur më këtë rast është arrestuar një person dhe i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari pas intervistës është ndaluar në ndalim policor për 48 orë./Shqip.com