Rozë

Konfirmohet pjesëmarrja e yllit global në Sunny Hill -hiti i tij është klikuar mbi 3 miliardë herë

Festivali Sunny Hill tashmë ka shtuar listën e këngëtarëve që do të përformojnë.

I fundit që është prezantuar është J Balvin, njëri prej këngëtarëve më të mirë të kohëve të fundit në botë, i njohur për këngët e tij ikonike si “Mi Gente”.

Kjo këngë vetëm në YouTube numëron më shumë së 3 miliardë klikime.

Stili i tij i veçantë, latin reggaeton, urban dhe hip hop ka bërë që ai të jetë njëri prej artistëve me unik në botën e showbizzit sot.

“A jeni gati për një party me ikonën @JBalvin⚡️ Superylli global i bashkohet “headline” me hitet e tij që kanë fituar çmime e që ne do të vallëzojmë tërë natën me to”, thuhet në njoftimin e Sunny Hill.

Festivali “Sunny Hill”, do të mbahet nga data 4 deri më 7 gusht 2022.

Kujtojmë që Sunny Hill do të mbahet edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht./SHQIP.com