Sport Shqiptar

Konfirmohet lajmi ekskluziv i Shqip.com, Albert Bunjaki largohet nga Kosova

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku merr drejtimin e Karlstad Fotboll, Sven-Göran Eriksson është drejtor sportiv.

Sven-Goran Eriksson është drejtor sportiv i klubit Karlstad Fotboll, ndërsa për trajner ka zgjedhur Albert Bunjakin.

Klubi sot prezantoi një plan serioz tre-vjeçar në një konferencë shtypi me drejtor të ri sportiv dhe trajnerin e ri.

Albert Bunjaki do të jetë trajneri i ri dhe vjen detyra si përgjegjës për Kosovës U21. Bunjaki më herët ka punuar edhe si trajner i Kosovës A për meshkuj dhe klubeve si Kalmar FF dhe Degerfors IF.

Ai së fundmi ishte i angazhuar në Federatën e Futbollit të Kosovës si drejtor teknik.

Lajmi se është larguar nga Kosova, e ka dhënë ekskluzivisht Shqip.com.

Lexo edhe:
EKSKLUZIVE: Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, largohet nga Federata e Futbollit e Kosovës

Erikson ka thënë se Tord Grip ishte ai që e rekomandoi Bunjakin.

Karlstad Fotboll bën pjesën në Divisionin 1, apo nivelin e tretë të futbollit suedez.

/Shqip.com