Sport Shqiptar

EKSKLUZIVE: Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, largohet nga Federata e Futbollit e Kosovës

Nga Federata e Futbollit e Kosovës është larguar një figurë shumë e rëndësishme e futbollit kosovar.

Albert Bunjaki, ish-përzgjedhës i Kosovës prej vitit 2009 e deri në vitin 2017 është larguar nga shtëpia e futbollit kosovar ku së fundmi e ka ushtuar detyrën e drejtorit teknik.

Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurta të Shqip.com pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shqip.com ka tentuar që të marrë një prononcim edhe nga Bunajki, mirëpo kontakti më të ka qenë i pamundur.

Bunjaki në krye të Përfaqësueses së Kosovës ka qenë në kohën e para anëtarësimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA si dhe në kualifikimet e para pas pranimit të Federatës sonë në vitin 2016.

Në FFK për një kohë e ka ushtruar rolin edhe të koordinatorit të kombëtareve.

/Shqip.com