Sport Shqiptar

Kombëtarja mbërrin në Tiranë, Sylvinho: Faleminderit tifozëve. Jam krenar për këtë ekip, këta djem kanë të ardhme!

Kombëtarja mbërriti sot në aeroportin e Rinasit, në Tiranë pas eliminimit nga aventura e EURO2024. Bashkë me futbollistët në kryeqytet mbërritu edhe trajneri brazilian, Sylvinho.

Menjëherë pas zbritjes, numri një i pankinës tonë falënderoi të gjithë për mbështetjen.

“Dua të falenderoj të gjithë tifozët, të gjithë shqiptarët. Mbështetja ka qenë e madhe. Kemi luajtur me skuadra të forta. Unë jam krenar me secilin lojtar.

E ardhmja do të jetë e mirë, lojtarët e rinj do iu përfaqësojnë si duhet.

Ne jemi në rrugën e duhur. Faleminderit edhe lojtarëve. Ndjesi e pabesueshme të jemi në Gjermani” – tha ai.

/Shqip.com