Lajme

Klinaku: Po mos të ishte UÇK-ja, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka folur lidhur me marrëdhëniet e shtetit të tij me Serbinë e  kështu duke përmendur edhe Kosovën.

Në një konferencë për media, Milanoviq ka thënë që së bashku me komunitetin ndërkombëtar kanë aneksuar Kosovën nga Serbia.

Lidhur me këtë deklaratë ka ardhur edhe reagimi nga Faton Klinaku- udhëheqës i Organizatës së Veteranëve të Luftës.

“Shqipërisë i janë aneksuar territoret edhe më herët, por ta themi që nga 1912-ta. Për këtë, shqiptarët nuk i kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për t’i rikthyer territoret, që ende i mbajnë pushtuesit sllav e grek.Po të mos ishin përpjekjet e popullit shqiptar, e sidomos po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa për Kroacinë dhe ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi”, ka shkruar Klinaku.

Lexo edhe:
Kryeministri i Kroacisë: Asnjë shtet nuk e ka aneksuar Kosovën

Lidhur më këtë deklaratë ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Lexo edhe:
Milanoviq: Ne me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia

Ai ka thënë se asnjë shtet nuk e ka aneksuar Kosovën.

Edhe Deputetja e shqiptarëve në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të këtij vendi, Zoran Milanoviqit se “Kosova i është vjedhur Serbisë”, duke theksuar se themelet për pavarësinë e Kosovës janë të njëjtat që çuan në pavarësinë e Kroacisë.

Sipas saj, shtetësia e Kosovës s’mund të sfidohet sepse u bë e pavarur sipas të njëjtit model si Kroacia.

Deputetja e shqiptarëve në parlamentin e Kroacisë shtoi se sfidimi i shtetësisë së Kosovës do të ishte njësoj si sfidimi ndaj Greqisë apo Bullgarisë moderne.

/Shqip.com