Rozë

“Kjo punë shkon me gjak”, Don Xhoni poston fotografi nga kulla e Jasharajve

Don Xhoni,

Reperi i njohur shqiptar , Don Xhoni, ka disa ditë që është duke postuar fotografi nga fëmijëria e tij.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe të martën ku ka postuar një foto ku shihet teksa lë shënim në librin e kujtimeve tek kompleksi i Jasharajve në Prekaz.

“ Kjo punë shkon më gjak”, teksa ka treguar se aty është në moshën 6-7 vjeçare.

Bashkangjitur më të ka lënë edhe një mbishkrim tjetër në nderim të dëshmorëve të rënë.

“Respekt dhe nderime për secilin familjar që ka humbur dikën në luftë”, ka përfunduar Don Xhoni.

Në anën tjetër, fenomeni i karantinës është kritikuar për vizitën e tij të familja Jashari më parë nga Finem.

“Është turp me të djeg. Duhesh mu krenu o ‘patriot’. Shyqyr ta kujtova bilës që shkove”, ka thënë Finem.

 Kënga e fundit e Don Xhonit është projekti “Deri kur mo”, i lansuar një muaj në parë.

Projekti deri më tani ka arritur afro 10 milionë klikime në platformën Youtube/SHQIP.com