Rozë

Kjo pritet të jetë opinionistja e re e BBVK

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Afërdita Paqarada, në natën e prime, të premten njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit.

Ndërsa, vendin e saj sipas burimeve të Shqip.com, pritet ta zë moderatorja e njohur Anita Haradinaj.

Kujtojmë se Paqarada ka treguar se arsyeja e largimit nga spektakli është sepse për të më e rëndësishme është familja dhe poashtu ka bërë të ditur se banesa e saj gjatë kohës sa ishte në prime ishte plaçkitur.

Big Brother VIP Kosova do të zgjasë për 100-ditë.

/Shqip.com