Art Jetese

Kjo hile do të zhdukë rrudhat nga veshjet e pushimeve kur nuk keni kohë

Si të hekim rrudhat nga veshja kur nuk kemi kohë,

Kur jeni me pushime apo udhëtime larg shtëpisë, një nga problemet që ju shoqëron është edhe rrudhosja e rrobave.

Kush do ta kalojë kohën duke hekurosur ndërkohë që dëgjon zhurmën e dallgëve dhe festën atje jashtë?

Nga ana tjetër ai fustani që bleve e humb shkëlqimin nëse vishet i rrudhosur, prandaj kemi një problem.

Ç’mund të bëjmë?


Ka një mënyrë të thjeshtë dhe efektive për heqjen e rrudhave nga rrobat, pa ndihmën e hekurit të hekurosjes.

 Fillimisht mbyllni dyert dhe dritaret e banjës për të mos lejuar daljen e ajrit. Vendosini veshjet e rrudhosura në varëse rrobash dhe varini në ambientin e banjës.

Bëni kujdes që ato të jenë sa më afër dushit, por jo aq afër sa të lagen nga uji.

Më pas futuni të laheni në dush siç bëni zakonisht. Kur të keni mbaruar, do të shihni se avulli i emetuar do t’i ketë zhdukur rrudhat nga rrobat tuaja./SHQIP.com