Kimmich mund të përfundojë te gjiganti anglez
Publikuar:
(24.05.2023 23:51:09)

Arsenali është një tjetër klub i madh i Premierligës që e dëshiron mesfushorin e Bayern Munich, Joshua Kimmich.
Ky i fundit duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Alianz Arena’ për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij futbollistike.
Sipas “Marca”, Arsenali është duke u përgatitur për transferimin e mesfushorit të Bayern Munich, Joshua Kimmich gjatë kësaj verë.
Menaxheri i ‘Topçinjve’ Mikel Arteta tashmë ka nisur ndërtimin e një skuadre të denjë për sezonin e ardhshëm. Kimmich thuhet së është synim i strategut spanjoll.
Ndryshe, lojtari kërkohet edhe nga Liverpooli dhe Barcelona.
/Shqip.com