Rozë Ndërkombëtar

Kim Kardashian ndahet nga i dashuri i ri?

Kim Kardashian ka hedh dyshime se është ndarë me të dashurin e saj më të ri, Pete Davidson.

Kjo pasi ajo në Instagram ndau një fotografi të saj mahnitëse me një mesazh të fshehtë.

Ajo shkroi, “Lajm i keq – Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, Lajm i mirë – Asgjë nuk zgjat përgjithmonë”.

Motra e Kim-it, Khloe Kardashian edhe më tej shtoi thashethemet duke komentuar: “Kur ndodhi kjo?”.

Pas kësaj ka pasur reagime nga fansat të cilet kanë pritur një deklarim nga ajo.

Pete Davidson, tashmë ka takuar fëmijët e Kim Kardashian dhe sipas miqve të afërt ata janë të lumtur./SHQIP.com