Rozë Ndërkombëtar

Khloe Kardashian zbulon se hoqi tumorin e “rrallë” në lëkurë

Khloe Kardashian zbuloi se i është hequr një tumor “i rrallë” nga fytyra.

Ajo, përmes një postimi në rrjete sociale ka zbuluar se iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr një tumor nga fytyra e saj.

Kjo sipas saj, erdhi nga një “gungë e vogël”, që mjekët i kishin thënë që kjo ishte shumë e rrallë për njerëzit e moshës së saj dhe se menjëherë duhet të intervenohet.

Ajo tha se dëshironte të ndante detajet për të inkurajuar fansat që të kontrollonin lëkurën e tyre, duke shtuar se ajo ka një histori të melanomës.

Ylli tha se ajo u operua nga Dr Garth Fischer, një nga kirurgët më të mirë në Beverly Hills.

“Në moshën 19-vjeçare pata melanoma në shpinë dhe bëra një operacion për ta hequr atë gjithashtu, kështu që jam parapërgatitur për melanoma. Edhe ata që nuk janë, ne duhet të kontrollojmë gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka inkurajuar ndjekësit që ta marrin seriozisht shëndetin e lëkurës dhe të bëhen vetë-ekzaminime të rregullta.

/Shqip.com