Lajme

KGJK ua ul 30 % pagat për 4 muaj dy gjyqtareve që u takuan me Vuçiqin

Ulje të pagës prej 30% për një periudhë prej 4 muajsh do të kenë dy gjyqtaret e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Tatijana Virijevic dhe Dragica Jakovljevic, pasi që të dyja kishin marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Një vendim të tillë KGJK e ka marrë me 23 qershor 2022 pasi kishte aprovuar marrëveshjen vullnetare për pranim të fajësisë të lidhur mes dy gjyqtareve dhe panelit hetimor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në vendimin e KGJK-së thuhet se dy gjyqtaret kanë kryer shkelje disiplinore me pjesëmarrjen e tyre në takimin me presidentin Vuçiq.

Lexo edhe:
Gjyqtarët serbë bojkotojnë punën në Mitrovicë

“Për panelin hetimor ka qenë e pakontestueshme se subjektet e hetimit me këtë rast Tatijana Virijevic dhe Dragica Jakovljevic, kanë kryer shkelje disiplinore me pjesëmarrjen e tyre në takimin e datës 22.03.2022, me ftesë të presidentit te Republikës së Serbisë”, thuhet në këtë vendim.

Mitrovica

Gjatë muajit mars, Gjyqtarët serbë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë kanë bojkotuar punën.

Ky veprim i gjyqtarëve të komunitetit serb erdhi pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin 24 marsit 2022, ka marrë vendim që ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë Liljana Stevanoviq, deri në një vendim të radhës.

Lexo edhe:
https://shqip.com/kgjk-supsendon-kryetaren-e-gjykates-themelore-ne-mitrovice-qe-mori-pjese-ne-takimin-e-vuciqit/

Suspendimi i Stevanoviq erdhi pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë /Shqip,com