Lajme

Gjyqtarët serbë bojkotojnë punën në Mitrovicë

Gjyqtarët serbë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të premten kanë bojkotuar punën. 

“Betimi për Drejtësi” raporton se asnjë gjyqtar serb i Gjykatës në Mitrovicë si dhe staf mbështetës, nuk është paraqitur në vend të punës gjatë të premtes.

Në këtë ditë ishte caktuar të mbahej seanca ndaj Halil Ahmetit, i akuzuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, por e njëjta ka dështuar pasi gjyqtari Radosllav Markoviq nuk është paraqitur në seancë.

Ky veprim i gjyqtarëve të komunitetit serb vie pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin 24 marsit 2022, ka marrë vendim që ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë Liljana Stevanoviq, deri në një vendim të radhës.

Suspendimi i Stevanoviq vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë /Shqip,com