Lajme

KGJK-ja nesër në konferencë për media, shpalosin qëndrimet e tyre lidhur me deklaratat e Kurtit dhe Haxhiut

Këshilli Gjyqësor i Kosovë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka paralajmëruar konferencë për media për ditën e hënë.

Përmes një komunikate për media, KGJK-ja ka njoftuar se në konferencë do të shpalosen qëndrimet e tyre lidhur me deklaratat e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit si dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut lidhur me sistemin gjyqësor.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të informimit drejtë të opinionit publik lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë edhe qëndrimet e Këshillit lidhur me deklaratat e Kryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë për punën e sistemit gjyqësor, me datën 5 shtator 2022, me fillim nga ora 10:30 organizon Konferencë për Media në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Lexo edhe:
Kurti: Rreth 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë për rastet e dhunës seksuale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur akuza në drejtim të gjyqtareve duke thënë se rreth 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë për rastet e dhunës seksuale

Për këtë arsye, sipas Kurti nuk ka ndonjë alternativë tjetër pos procesit të vettingut.

“Fuqia që vjen nga pozita e gjyqtarit dhe prokurorit në vete ngërthen përgjegjësi të madhe ndaj qytetarit, për të garantuar të drejtat e secilit, e për të fuqizuar sundimin e ligjit, gjyqtari vepron me urtësi, maturi e profesionalizëm. Gjyqësori ynë përkundër të gjitha garancive kushtuese ngjan sikur mundohet ta dëshmojë të kundërtën”, tha Kurti.

Tutje, Kurti kishte thënë se i akuzuari dhe i denuari për shumë vepra penale ec i lirë në rrugët e Prishtinës kurse, dhunuesi lirohet pas tetë muajsh burgim.

“I akuzuar dhe i dënuar për shumë vepra penale ec i lirë nëpër rrugët e Prishtinës, dhunuesi lirohet pas tetë muajsh burgim, dhunuesi nuk rehabilitohet, e përsërit veprën e madje edhe vret, nuk ka alternativë ndaj vetingut të sistemit gjyqësor e prokurorial. Këtë e kuptojnë edhe vetë akterët e këtij sistemi e edhe ata më skeptikët për vetingun”.

Ndërsa, ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se për përmirësimin e sistemit të drejtësisë është I rendësishëm vetting.

Lexo edhe:
Haxhiu kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës

Haxhiu, po ashtu dje ka kërkuar edhe shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës si dhe prokurorit që ka qenë i ngarkuar në rastin e muajit qershor kur 11-vjecarja ishte zhdukur./Shqip.com