Lajme

Haxhiu kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se gjashtë persona të moshës madhore janë arrestuar pasi dyshohet se ishin përfshirë në zhdukjen e 11 vjeçares gjatë muajit qershor.

Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Lexo edhe:
Jep dorëheqje Samedin Mehmeti, drejtor i Policisë së Kosovës pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

Haxhiu ka kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës si dhe prokurorit që ka qenë i ngarkuar në rastin në muajin qershor.

Lexo edhe:
Dërgohen në mbajtje pesë të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares, viktima ishte raportuar e zhdukur në qershor

“Pse nuk vepronte Prokuroria Themelore në Prishtinë në muajin qershor? Pse nuk u arrestuan asokohe personat e dyshuar? Pse dy muaj me vonesë? Më e pakta që do të duhej të ndodhte është dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorit që ka qenë i ngarkuar ne rastin në muajin qershor”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo edhe:
Zhdukja e 11-vjeçares në qershor, kapen gjashtë persona të moshës madhore të dyshuar për rastin

Pa pasur dorëheqje dhe shkarkime të atyre që nuk vepruan në kohë dhe sipas përgjegjësisë, fatkeqësisht mund të kemi viktima të tjera, ka shtuar më tutje Haxhiu./Shqip.com