Lajme

KFOR dhe NATO urojnë Shqipërinë për 110-vjetorin e pavarësisë

Flamuri i NATO-s

Organizata e Traktaktit Veriatlantik (NATO) ka uruar Shqipërinë me rastin e shënimit të 110-vjetorit të pavarësisë.

Përmes një postimi në Twitter, NATO fton ndjekësit që të ripostojnë postimin e tyre për tu bashkuar në festimin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Ripostoni që të na bashkoheni për të festuar me aleatin tonë – Shqipërinë në ditën e pavarësisë së tyre. Ne jemi NATO”, shkruhet në postimin e NATO-s.

Po ashtu edhe KFOR përmes një postimi në Facebook, ka uruar Shqipërinë me rastin e kësaj feste.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Shqiptarët tone, aleatët dhe miqtë”, shkroi KFOR.

Tutje, KFOR tha se Shqipëria ka qenë anëtare e NATO-s që nga viti 2009

“Shqipëria ka qenë anëtare  e NATO-s që nga 2009 dhe kontribuon me më shumë se 50 ushtarë në misionin e KFOR-it”.

Sot, shënohet 110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë të shpallur nga Ismail Qemaili në Vlorë në vitin 1912.

Po ashtu, sot u mbushën 25 vjet që nga dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë të Skenderajit në krye me komandantin Adem Jasharin i cili kishte lindur në po të njëjtën dite.

Kujtojmë se në nder të festës kombëtare, dje Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se 28 Nëntori mbanë në gjirin e vet të gjitha ëndrrat tona kolektive.

Dy kryekuvendarët shqiptarë mbajnë fjalimet e tyre në mbledhjen e përbashkët – SHQIP.com

Konjufca potencoi se Nëntori është i Shqipërisë po aq sa është edhe i Kosovës.

Ndërsa, kryekuvendarja shqiptare, Lindita Nikolla tha se kjo mbledhje shënon rikonfirmimin e thirrjes shpirtërore të vëllazërimit Shqipëri-Kosovë.

Ajo potencoi se mënyra e të menduarit të shqiptarëve duhet të ndryshojë në bazë të realitetit në të cilin ndodhen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë më shpesh bashkë dhe jo vetëm në kremte.

Mbledhja e kuvendeve shqiptare, Kurti e Rama mbajnë fjalimet e tyre – SHQIP.com

Në këtë mbledhje, Kurti citoi edhe fjalë nga profesori dhe politologu Kosovar, Ukshin Hoti.

“Ai kërkoi nga politikanët shqiptarë që të kenë si prioritet kryesor pozitën  ndërkombëtare të Kosovës e të Shqipërisë dhe jo pozitën vetjake”, tha Kurti.

Kurse, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se nuk beson që shqiptarët janë mirë në raport me vetën e tyre.

/Shqip.com