Art Jetese

Këto simptoma tregojnë që keni mungesë kalciumi

Kalciumi është shumë i rëndësishëm në funksionimin e trupit dhe mungesa e tij, mund të shkaktojë disa probleme.

Disa nga shenjat tipike që nënkuptojnë se duhet të shtoni nivelet e tij në gjak:

Lëkurë e thatë

Hipokalcemia ose mungesa e kalciumit e than jashtëzakonisht shumë lëkurën. Është zbuluar gjithashtu një lidhje e ngushtë midis kalciumit dhe problemeve të lëkurës si ekzema dhe psoriasis.

Lodhje

Nëse keni lodhje ekstreme, mungesë energjie dhe këputje përpiquni të balanconi dietën tuaj.

Depresion

Sa më pak kalcium, aq më të irrituar dhe të rënë moralisht do ndiheni.

Pagjumësi

Kalciumi ndikon në krijimin e melatoninës, hormonit që na ndihmon të biem në gjumë.

Paresthesia

Paresthesia përfshin një sërë simptomash neurologjike që lidhen me mungesën e rëndë të kalciumit. Nga një gjendje e tillë mund të përjetoni kujtesë të dobët, halucinacione, mpirje të gojës, dridhje të muskujve dhe mungesë ndjeshmërie.

Probleme me gëlltitjen

Imunitet i dobët, sëmureni shpesh

Dhimbje dhëmbësh

Dobësim i thonjve