Ekonomi

Këta janë emrat që garojnë për Guvernator të BQK-së

BQK

Banka Qendrore e Kosovës ka përcaktuar listën e kandidatëve për guvernator e cila do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.

“Mbështetur në Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe në kriteret e përcaktuara në konkursin për plotësimin e pozitës së Guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Kosovës, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën si më sipër, ka përcaktuar listën e kandidatëve (renditje alfabetike) për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës, si në vijim: Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkendije Himaj”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Tutje, në njoftimin e BQK-së thuhet se pas përfundimit të veprimeve procedurale të parapara me aktet juridike në fuqi lidhur me kandidatët e cekur më lartë, propozimi do të procedohet sipas Ligjit për BQK.

/Shqip.com