Rozë

Këta janë disa nga yjet botërore që do të performonin në festivalin “Sunny Hill” që u anulua nga Qeveria

Sunny Hill

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Kosovë, ashtu siç ishte parashikuar organizimi i tij në Bërnicë të Poshtme.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, Dukagjin Lipa, i cila tha se kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve.

Ky festival tashmë do të organizohet në Tiranë.

Sipas organizatorëve dhe shoqërisë civile, Kosova ka humbur shumë nga largimi i tij.

Kjo pasi faqja zyrtare e festivalit “Sunny Hill”, kishte njoftuar se ndër yjet botërore që do të performonin këtë vit do të ishin Aj Tracey, Diplo, Mahmood, Regard, Kamalnë, Romeo Blanco, Skepta, Burak Yeter si dhe artistët shqiptarë Elvana Gjata, Kida, Ghetto Geasy, Onat dhe Cozman, këta kanë qenë emrat që deri më tani janë konfirmuar nga vetë organizatorët e këtij festivali.

Të gjithë këta tashmë do të përformojnë në Tiranë./SHQIP.com