Lajme

Këshilltari i Osmanit tregon se pse ajo zgjodhi një spital privat për ekzaminim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Bekim Kupina ka treguar asryjen se pse Vjosa Osmani nuk ka zgjedhur spitalet publike në Kosovë për ndërhyrjen kirurgjikale që ka pasur por ka zgjedhur një spital privat.

Në letrën dërguar Kallxo.com, Kupina ka thënë që Osmani është operuar në spitalin privat për arsyeje se një familjar i saj punonte aty.

“Arsyeja pse Presidentja Osmani është operuar në spitalin “Aloka” është ngase axha i Presidentes, kirurgu dr. Eshref Osmani është i angazhuar në këtë spital dhe ka qenë në përcjellje të gjendjes shëndetësore të Presidentes qe një kohë gjatë. I njëjti ka asistuar gjatë ndërhyrjes kirurgjike”, thuhet në përgjigjën e Kupinës.

Sipas Kupinës, është e drejtë e pacientit të zgjedhë mjekun se ku do të trajtohet.

“Po ashtu, është e drejtë e pacientit ta zgjedhë mjekun te i cili duhet të trajtohet. Prandaj, nuk ka asnjë arsye të njollosen mjekët, sepse janë po këta mjekë, të njëjtit që punojnë në institucionet shëndetësore, qoftë publike apo private. Pra, ekipi mjekësor që ka realizuar ndërhyrjen është përbërë tërësisht nga mjek vendor me përvojë të gjatë në institucionet publike dhe private shëndetësore të Republikës së Kosovës dhe Presidentja i falënderon për punën profesionale dhe kujdesin e treguar”.

Tutje, Kupina ka thënë se Osmani dhe familja e saj në 90 për qind të rasteve marrin shërbime shëndetësore nga institucionet shëndetësore publike.

“Realizimi i ndërhyrjes kirurgjike nuk paraqet vlerësim të përgjithshëm mbi arritjet dhe sfidat e sektorit publik shëndetësor, pasi që Presidentja Osmani dhe familja e saj në vazhdimësi, në mbi 90 për qind të rasteve, marrin shërbime shëndetësore nga institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës. Angazhimi i presidentes Osmani për fuqizimin e sektorit të shëndetësisë nuk ka munguar dhe nuk do të mungoj asnjëherë”.

Osmani ia delegon kompetencat Glauk Konjufcës – SHQIP.com

Kujtojmë se për arsyeje se Osmani është dashur të ju nënshtrohet intervenimit, kompetencat e saj i ka kaluar tek kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Por, gjendja e Osmanit është e mirë dhe së fundi ju është kthyer detyrës së saj duke bërë emërimin e 27 anëtarëve të rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Vlen të theksohet se për operimin e Osmanit kishte reagime të shumta për faktin se ka zgjedhur një spital privat për ekzaminim.

Kirurgët e QKUK-së reagojnë pasi Osmani iu nënshtrua intervenimit në klinikë private – SHQIP.com

Me këtë veprim të Osmanit, nuk janë pajtuar as kirurgët e Qendrës Klinike, Universitare të Kosovës.

Sipas tyre, ky intervenim mund të kryhet në Klinikën e Kirurgjisë që nga viti 1999.

/Shqip.com