Lajme

Këshilli i Prindërve kundërshton Ministrinë e Arsimit, shkruajnë “Jo shkollës të shtunave”

Përplasja mes MASHT-it dhe SBASHK-ut është duke vazhduar rreth zëvendësimit të orëve të humbura.

Lidhur me këtë ka reaguar Këshilli i Prindërve përmes rrjetit Facebook.

Ata kanë shkruar se janë kundër mbajtjes së mësimit të shtunave dhe se nuk mbahet mësim me zor e kundër vullnetit të nxënësve.

Kujtojmë se SBASHK-u në një konferëncë për media gjatë ditës së sotme ka deklaruar se nuk do të zëvendësojnë orët e humbura ditën e shtunë.

Lexo edhe:
SBASHK: S’e respektojmë vendimin e MASHTI-t, këtë të shtunë s’do ketë mësim


Ndërsa këtyre të fundit ka reaguar më herët Ministria e Arsimit, që kanë thënë se orët e humbura duhet të zëvendësohen dhe se e shtuna është dita ideale.

Lexo edhe:
MASHTI i kundërpërgjigjet SBASHK-ut: Të shtunën do të ketë mësim

Përndryshe nga Sindikata e Arsimit kanë thënë se janë dukë pritur për një takim me ministren Nagavci për të diskutuar mënyren e zëvendësimit të orëve të humbura mësimore./SHQIP.com

/Shqip.com