Rozë Ndërkombëtar

Këngëtarja që e urinoi fansin në fytyrë kërkon falje

Sophia Urista

Këngëtarja kryesore e grupit “Brass Against”, Sophia Urista, në mes të një interpretimi gjatë koncertit “Welcome to Rockville” në Daytona njoftoi turmës se duhej të shkonte në tualet.

Ajo në vend që të largohej nga skena ose të urinonte pantallonat e saj, 36-vjeçarja tërhoqi zvarrë një fans mashkull nga publiku, e bëri atë të shtrihej në skenë në një koncert në Daytona, Florida dhe u urinua mbi të, shkruan DailyMail.

Shfaqja e cila shkaktoi irritim bëri që një pjesëmarrëse e koncertit e quajtur Nicole Shields të telefononte policinë dhe të raportonte incidentin te një polic i qarkut, duke thënë se fëmija i saj i mitur ishte dëshmitar i ngjarjes së paprecedentë në publik.

Pas kësaj policia tha se ankuesi nuk është përgjigjur në telefonatat e tyre, dhe për këtë nuk ka ndonjë akuzë.

Mirëpo së fundmi Sofia publikuar një deklaratë në të cilën trajton këtë moment të çuditshëm dhe pranon se mund të ketë shkuar shumë larg “në emër të artit”.

“Unë gjithmonë i kam shtyrë kufijtë në muzikë dhe në skenë. Atë natë i kam shtyrë kufijtë shumë larg. Unë e dua familjen time, grupin dhe fansat më shumë se çdo gjë dhe e di që disa janë lënduar ose ofenduar nga ajo që kam bërë.

Pas gjithë kësaj ajo ka thënë se nuk është këngëtare e skandaleve dhe për ketë kërkon falje.

Kërkoj falje atyre dhe dua që ta dinë se nuk doja t’i lëndoja. Unë nuk jam një artiste skandalesh. Unë gjithmonë dua të vendos muzikën në radhë të parë. Unë jam mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj”./SHQIP.com