Këngëtarja e njohur në lot: Çdo ditë luftoj me veten për jetën time
Publikuar:
(18.01.2022 19:38:48)
Enxhi Nasufi fillimisht u bë e njohur përmes pjesëmarrjes së saj në “X Factor”.
Përpos talentit, ajo mundohet që të publikojë sa më shumë imazhe në Instagram, për të mbajtur të azhurnuar ndjekësit.
Nasufi ndërkaq në një postim ka nxitur reagime, për shkak të një postimi të ndjeshëm
Ajo ka shkruar një paragraf të tërë, duke shpjeguar që po lufton me veten për jetën e saj.
Artistët shqiptarë rrallëherë ndajnë postime motivuese dhe publikojnë imazhe duke qarë derisa me të zbulojnë momente jo edhe të bukura nga jeta e tyre, ndërsa për fansat dhe publikun, mbase mund të jenë edhe motivuese sepse asnjëherë nuk mund ta dimë se çka po kalon dikush në jetë./SHQIP.com