Rozë Ndërkombëtar

Këngëtarja e famshme zhvishet dhe urinon mbi kokën e një fansi në koncert(VIDEO)

Sophia Urista,

Këngëtarja kryesore e grupit “Brass Against”, Sophia Urista, në mes të një interpretimi gjatë koncertit “Welcome to Rockville” në Daytona njoftoi turmës se duhej të shkonte në tualet dhe mezi priste.

Në vend që të largohej nga skena ose të urinonte pantallonat e saj, 36-vjeçarja tërhoqi zvarrë një fans mashkull nga publiku, e bëri atë të shtrihej në skenë në një koncert në Daytona, Florida dhe u urinua mbi të, shkruan DailyMail.

Shfaqja e cila shkaktoi irritim bëri që një pjesëmarrëse e koncertit e quajtur Nicole Shields të telefononte policinë dhe të raportonte incidentin te një polic i qarkut, duke thënë se fëmija i saj i mitur ishte dëshmitar i ngjarjes së paprecedentë në publik.

Zëdhënësi i policisë Messod Bendayan tha se hetuesit u përpoqën ta thërrisnin ankuesin dy herë, por nuk morën përgjigje. Për rrjedhojë, ndaj Uristës nuk u bë asnjë denoncim në polici dhe asnjë akuzë në pritje.  

Sipas ligjit të Floridas, ekspozimi i pahijshëm është një kundërvajtje e shkallës së parë që dënohet deri në një vit burg ose një gjobë prej 1000 dollarësh. 

Urista, nga Nju Jorku, së pari u bë më e njohur pasi u shfaq në The Voice në vitin 2016./SHQIP.com