Rozë

Këngëtari shqiptar përlotet, vajza e tij 4-vjeçare dhuron flokët për fëmijët me kancer

Këngëtari i njohur i NRG Band, Besnik Qaka, është shfaqur i përlotur teksa tregonte se vajza e saj 4-vjeçare, ka dhuruar flokët për fëmijët e sëmurë nga kanceri.

Këngëtari, në një intervistë për Rudinën, tregoi se si erdhi ky vendim nga vajza e tij.

Ai kujtoi se vajza pa një fëmijë në spital që nuk kishte flokë, ku shprehu dëshirën për të dhuruar të sajat.

“Una pa një rast, një fëmijë pa flokë dhe pyeti “pse babi nuk ka flokë vajza?”

“Unë i tregova që është e sëmurë dhe ti i ke flokët e gjata, për shembull, mund t’ia japësh flokët dhe ajo tha “unë do ia kisha dhënë flokët vajzës, nëse do”, ka thënë ai.

Ai kujton edhe momentin kur u ndodhën në sallonin estetik për të realizuar kërkesën e vajzës dhe emocionet që provuan prindërit.

“Ne, kur ka filluar Una të presë flokët, ne kemi qarë.”, tha këngëtari.

Tutje, ai tha se ndihet krenar për të bijën.

/Shqip.com