Rozë

Kejsi puth në buzë Kristin

Gjatë natës së mbrëmshme produksioni i Big Brother Vip Albania ka përgatitur një lojë për banorët duke e quajtur “Mbrëmja e Vajzave”.

Në mesin e shumë pyetjeve edhe Kejsi do duhej të përgjigjej në njërën ose të zgjidhte dënimin.

Në refuzimin e përgjigjes, Kejsit iu vu dënim që ta puthte njërin nga djemtë në buzë dhe ajo zgjodhi pikërisht Kristin.

Ndërsa, Kristi tha se ai nuk jep asnjëherë puthje kot.

Dy banorët janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin madje e kanë shprehur shumë hapur pëlqimin e tyre.

Megjithatë, ajo që e shqetëson Kejsin në këtë marrëdhënie është mendimi i të atit.

/Shqip.com