Rozë

Keith me urim emocional për Adrianën në ditëlindjen e saj

Adriana Matoshi dhe Keith

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi sot feston ditëlindjen.

Ajo mbush 42 vite jetë.

Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga familjarët, fansat e rrethi i gjerë shoqëror.

Por, ai që ka rënë në sy më shumë ka qenë ai i bërë nga i dashuri i saj afrikano-belg, Keith Groeneveld.

Ky i fundit ka publikuar në InsatStory disa imazhe të tij dhe Adrianës nga paraqitja në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku ai i kishte bërë një befasi aktores dhe deputetes Matoshi.

“Ndoshta Zoti do të bekojë shpirtin tënd të bukur me më shumë vite të tjera! Të dua”, kishte shkruar Groeneveld në një prej urimeve të tij, të cilin aktorja e filmit “Zgjoi” e kishte rishpërndarë dhe kishte shkruar: “Të dua Keith”.

Ndryshe ai ka treguar që ka dashuri të madhe për aktoren pasi është duke i qëndruar pranë në çdo sfidë.

Së fundmi aktorja i është nënshtruar një operimi në kokë për largimin e tumorit, që ka rezultuar i sukseshëm./SHQIP.com