Sport Ndërkombëtar

Karim Benzema do të pritet me spektakël, mësohet sa do të jetë numri i tifozëve

Benzema do të pritet nga 65 mijë tifozë të Al-Ittihad! Prezantimi i Karim Benzema nga Al Ittihad pritet të jetë një spektakël i vërtetë, ndërsa gazetari Jose Felix Diaz që raporton se rreth 65,000 tifozë pritet ta mirëpresin atë në Jeddah.

Karim Benzema do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite dhe siç raportoi agjencia franceze e lajmeve më herët të martën (6/6) ai nënshkroi një kontratë trevjeçare me Al-Ittihad.

Sulmuesi francez pritet të shfaqet në Jeddah të enjten dhe pritja në Arabinë Saudite do të jetë madhështore.

/Shqip.com