Lajme

Kardio-kirurgu Alaj flet për intervenimin më të madh në Klinikën e Kardiokirurgjisë, tregon për simptomat dhe rreziqet

Gjatë kësaj javë në klinikën e kardiokirurgjisë është zhvilluar një intervenim që po cilësohet si më i madhi deri më tani.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kardio-kirurgi Ramë Alaj.

Alaj në një prononcim për Shqip.com ka thënë se operacioni ka zgjatur rreth pesë orë.

Lexo edhe:
Në Klinikën e Kardiokirurgjisë zhvillohet operacioni më i madh i regjistruar deri më tani

“Operacioni ka nisur në ora 00:00 dhe ka përfunduar rreth orës 05:00 të mëngjesit, pra ka zgjatur diku rreth pesë orë” ka thënë Alaj.

Ai po ashtu ka treguar se sa shpesh ka intervenime të tilla.

“Sa i përket intervenimeve, për këtë operacion ekziston një përqindje prej 3.5 raste në 1000 mijë banorë” ka thënë Alaj për Shqip.com

Ramë Alaj

Por cili është rreziku kryesor gjatë një operacioni të tillë?

“Rreziku kryesor, është problemi me gjakderdhjet” ka thënë Alaj.

Kardio-kirurgi Alaj ka rrëfyer edhe për hapat që duhet ti ndjek pacienti pas një intervenimi të tillë.

“Kontrollet e rregullta në bazë të rekomandimeve të doktorit dhe në bazë të udhëzimeve për këtë sëmundje, përcjellja e situatës çdo gjatë muaj apo incizim” potencoi ai.

Në fund, Alaj ka treguar edhe për simptomat e para që paraqiten.

“Dhimbjet e gjoksit që në 85 % të rasteve janë të fuqishme dhe të menjëhershme edhe krizat e larta të hipertensionit” ka thënë Alaj.