Kancelari austriak dorëhiqet pas hetimeve për korrupsion

Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqje nga pozita e kancelarit të Austrisë pas presionit të shkaktuar nga një skandal korrupsioni.
Ai ka propozuar Ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg si zëvendësuesin e tij, raporton BBC, transmeton Shqip.com
Kurz dhe nëntë të tjerë u vunë nën hetim pas bastisjeve për një mori dyshimesh të lidhura me Partinë e tij konservatore.
Ai mohon pretendimet se ka përdorur paratë e qeverisë për të siguruar mbulim pozitiv në një gazetë vendore.

Akuzat këtë javë e çuan qeverinë e tij të koalicionit në prag të kolapsit pasi partneri i saj, të Gjelbrit, deklaruan se Kurz nuk ishte më i përshtatshëm për të qenë kancelar.
Të Gjelbrit filluan bisedimet me partitë opozitare, të cilat po kërcënonin se do të sillnin një mosbesim kundër kancelares javën e ardhshme. /Shqip.com