Selman Hoti – anëtari i Bordit të ZRRE-së që vendosë nëse kompania e tij “Electra” po i kryen punët si duhet
Publikuar:
(09.10.2021 19:34:40)

Kompania “Electra SHPK” është një nga kontraktorët që i kryen punimet e KEDS-it që kontrollohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
Selman Hoti është edhe pronar i kompanisë edhe anëtar bordi në ZRRE.
Hoti është një nga ata që konstaton nëse punët e kryera nga KEDS dhe nënkontraktorët e kësaj kompanie, siç është “Electra SHPK” janë brenda standardeve.
Pas një hulumtimi të Shqip.com në kuadër të emisionit “N’Shënjestër”, kuptohet se që nga viti 2018, Hoti vendosë nëse kompania e tij ka kryer punë mirë dhe rrjedhimisht kompanisë i jepet punë prapë.
Kjo përbën konflikt të thellë interesi, por Hotit aq i bën. Për të e dinë edhe institucionet.
Dokumentarin e plotë mund ta ndiqni këtu: