Lajme

Kamberi: Serbia nuk ka hapësirë për t’i ikur marrëveshjes me Kosovën

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, deklaroi se shteti serb nuk e ka më komoditetin e shmangies nga obligimi për marrëveshje me Kosovën.

Prandaj, siç tha ai, Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë marrëveshjen themelore në mënyrë që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Serbia nuk e di sa do të ketë hapësirë për t’i ikur marrëveshjes me Kosovën. Ajo çka dëgjohet nga deklarimet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian e nga eurodeputetë, thuhet se Serbia nuk e ka më komoditetin e shmangies nga obligimi i marrëveshjes me Kosovën. Prandaj, nga ajo kërkojnë kompromis, të nënshkruajnë marrëveshjen themelore me Kosovën dhe të ecin bashkërisht dy shtetet përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kamberi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

I pyetur se a beson se Serbia mund ta njohë Kosovën, Kamberi tha se defakto do ta njohë.

Nëse Serbia merr obligim marrëveshjen se nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rrugën e saj evropiane, faktikisht ata kanë hequr dorë nga aspirata që e kanë. Ata akoma mbajnë qëndrime”, shtoi tutje Kamberi.

/Shqip.com