Juventusi mposht Leccen, rikthehet në pozitën e dytë
Publikuar:
(03.05.2023 20:31:22)

Skuadra e Juventusit fiton ndaj Lecces dhe merr pozitën e dytë
Juventusi ka shënuar fitore 2:1 në shtëpi ndaj Lecces, në kuadër të javës së 33-të në Serie A.
Të tre golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë.
Fillimisht, Paredes realizoi në minutën e 15-të nga gjuajtja e lirë.
Ceesay barazoi shifrat në të 36-tën, para se Vlahovic të rikthente epërsinë e “Zonjës së Vjetër”.
Me këtë fitore, Juventusi merr pozitën e dytë në tabelë me 63 pikë, dy më shumë se Lazio.
Në anën tjetër, Lecce mbetet e 16-ta me 31 pikë të grumbulluara.
/Shqip.com