Sport Ndërkombëtar

Juventusi ende po “lufton” për titull

Juventus

Gara për titull ende nuk ka përfunduar për Juventusin.

“Zonja e vjetër” ka shënuar fitore në udhëtim te Cagliari, me rezultat 1-2.

Ani pse nuk ishin favoritë në letër, vendasit shënuan të parët – pas vetëm dhjetë minutave lojë – me anë të João Pedro.

Por, ky gëzim zgjati vetëm deri në fund të pjesës së parë, pasi Matthijs de Ligt arriti që ta barazonte rezultatin.

https://twitter.com/wyngback/status/1512876820885958656?s=20&t=_yUQ7fbO9C1URTNtTXZ6lg
Goli i shënuar nga De Ligt

Skuadrat shkuan në pushim – me rezultat 1-1.

Deri në fund të takimit, mysafirët e kërkuan golin e fitores, të cilin e gjetën në minutën e 75-të.

Ndërsa, vendasit ishin të pafuqishëm për ta rikthyer rezultatin.

Me këtë fitore, Juve ngritet në kuotën e 62 pikëve dhe pozicionohet në vendin e katërt.

Momente nga takimi

Juve ka pesë pikë më pak se Milani që është lider, por rosonerët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Cagliari mbetet ende skuadër e rrezikuar për rënie nga Serie A, pasi gjendet në pozitën e 17-të, me 25 pikë të grumbulluara. /Shqip.com