Juventus dhe Milan takohen në duelin për garat evropian, publikohen formacionet zyrtare

Në Allianz Stadium zhvillohet ndeshja e javës së 37-të në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Milanit.
Zonja e Vjetër pozicionohet në vend të shtatë në tabelë dhe dëshiron të ngritet në renditje për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës, ndërkohë që matematikisht mbetet në garë edhe për top-katërshe.
Rossonerët janë në vend të katërt dhe do t’u mjaftonte barazimi për ta siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Stefano Pioli i kanë caktuar skuadrat, të cilat do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Fornacionet zyrtare
Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Kean, Chiesa.
Milan: Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Krunic, Tonali; Messias, Diaz, Leao; Giroud.
/Shqip.com