Rozë

Juli ironizon keq me Donaldin: E kam kërkuar te emisionet për të humburit

Ironitë mes ish-banorëve të “Big Brother Vip Albania” vijojnë edhe jashtë shtëpisë.

Finalisti i edicionit të fundit, Jul Deda, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Arena”.

Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola Doçi nuk i kurseu pyetjet as për Big Brotherin, ku Juli doli në vendin e dytë pas Egla Cenos që rrëmbeu fitoren.

I pyetur nëse e ka takuar Romeon që pas daljes nga BBV, Juli tha me ironi se e ka kërkuar ‘te emisoni i të humburve’, ndërsa shtoi se e ka telefonuar, por i ka dalë i fikur.

“E kam kërkuar te emisionet për të humburit, po e kërkojmë. I kam rënë më ka dalë i fikur. Jam unë dashuria e tij e parë”, tha Juli.

Aktori nuk kurse ironinë as për vëllanë e Romeos, Donaldin.

“Mes Donaldit, Ilirit, Luizit dhe teje, kush do e fitonte BBV?”, e pyeti Erjola.

“Të mos na qante do e merrte Donaldi, fitorja do diskutohej mes meje dhe Ilirit”, tha Juli.

Po ashtu, Juli u pyet edhe për thashethemet se ka lidhje familjare me Heidin, dhe ai i hodhi poshtë këto zëra.

“Një zog pushëverdhë më tha se ti dhe Heidi Baci jeni kushërinj, jeni apo jo?”

“I kemi nënat femra. Asnjë lidhje farefisnore, e përgënjeshtroj komplet”, tha Juli.

/Shqip.com