Art Jetese

Ju që flini 4 orë gjatë natës, çfarë po i bëni vetes?

Ilustrim

Pavarësisht se dëshira jote për të fjetur është e madhe, ti bën pjesë tek ata njerëzit që thjesht s’mundesh të flesh herët.

Instagrami, videot e Tik-Tok dhe ndonjë gjë tjetër midis, bëjnë që gjithsej të flesh 4 orë të mira dhe të zgjohesh sërish për të nisur mëngjesin me nxitim.

Në fakt, nuk ka rëndësi sa herët zgjoheni në mëngjes, çfarë përcakton rutinën tuaj është gjumi që bëni. A është i mjaftueshëm? Funksiononi siç duhet me 4 orë gjumë?

Nëse puna juaj kërkon të zgjoheni herët, netët e shkurtra me gjumë s’janë duke ju bërë asnjë nder. Qeniet njerëzore kanë nevojë për gjumë që të funksionojnë, prandaj duke i dhënë trupit tonë sasinë e duhur të pushimit, forcojmë imunitetin dhe rrisim përqendrimin për gjithçka ndodh gjatë ditës.


Burim: AP

Cilësia e gjumit jo vetëm që ndikon tek mirëqenia fizike, por luan një rol edhe në shëndetin tonë mendor, shkruan Bustle.

Pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’i mbushur mendjen vetes se 4 orë gjumë mjaftojnë, shkenca s’është në anën tuaj.

Minimumi i gjumit të nevojshëm për të funksionuar siç duhet tek të rriturit është 6 orë.

Është shumë e rëndësishme të ruani ekuilibrin mes gjumit dhe detyrave të përditshme pasi trupi kërkon energji për të qëndruar zgjuar në të gjitha kuptimet. Nëse vazhdoni duke fjetur 4 orë, kjo s’do t’ju ndikojë vetëm ditën pas, por në periudha afatgjata mirëqenia juaj fizike dhe mendore mund të degradojë, prandaj gjëja e fundit që duhet të bëni është të sakrifikoni gjumin./SHQIP.com