Rozë

Jori pas Ronaldos tregon emrin e futbollistit tjetër që e ka ngacmuar

Jori Delli ka disa javë që është bërë pjesë e Big Brother vip Albania.

Ajo ka qenë imazhi i ‘Sportitalia’ në një projekt të përbashkët me dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Në gusht të 2019-s, modelja ishte protagoniste në një spot reklamash me futbollistët e njohur.

Ajo javë më parë ka treguar se është ngacmuar nga Ronaldo. Por, sipas saj nuk është vetëm futbollisti portugez që e ka ngacmuar atë.

Teksa ndodhej në dhomën e ndenjës me disa banorë të tjerë, Jori u shpreh se futbollisti Italian, Mario Baloteli kishte komunikuar me të.

“Po më ka shkruar dhe me shumë respekt. Baloteli nuk më pëlqen fare. Kur u përgjigja dhe i thashë jam në një marrëdhënie ai më kërkoi falje”, shtoi Jori.

/Shqip.com